Charles III u kurorëzua si mbret i Mbretërisë së Bashkuar
Lexohet për: 2 min.
sd
1 vit më parë
Linku u kopjua

Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet.

Në të njëjtën ceremoni, gruaja e tij Camilla është shpallur mbretëreshë.

Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.

Himnet janë kënduar në kishën Westminster Abbey të Londrës, bashkë me të shtëna armësh dhe fishekzjarre tjera, për të shënuar kurorëzimin e parë të një monarku britanik prej vitit 1953.

Zilet janë dëgjuar nëpër të gjitha kishat e Britanisë, kur ka nisur ceremonia.

Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, do të kthehen, pas ceremonisë, në Pallatin Buckingham, për të parakaluar para turmave të mëdha të njerëzve.

Ky kurorëzim i pari i një burri, prej vitit 1937 përbën vetëm ceremoninë e dytë të tillë, që transmetohet në një televizion me ngjyra, shkruan Rel. Charles, 74-vjeçar e ka marrë titullin e mbretit, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, në shtator të vitit të kaluar. Ajo ka shërbyer shtatë dekada si mbretëreshë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024