Nga njëra anë, besimi se ai mund të bëhet një kampion absolut. Nga ana tjetër, shpresa se më në fund do të arrijë shkëndija përfundimtare për të dhënë shenjat e një kampioni - dhe sigurinë që mund ta përcaktojë me vazhdimësi - me fanellën e Interit. Kristjan Asllani thirret për të bërë hapin tjetër.
Sipas asaj që është konstatuar nga “FcInterNews”, Interi vazhdon të ketë besim te ish-lojtari i Empolit, aq sa ka refuzuar ofertat e shumta të marra për të vitet e fundit si nga Italia ashtu edhe jashtë saj. Në të vërtetë, disa mbërritën menjëherë pas zbarkimit tij në Milano.
Në çdo rast, këta muaj do të jenë themelor për Kristjanin, i cili synon të bëhet edhe më i rëndësishëm në projektin e “Nerazzurrëve”. Ndryshe, nëse verën e ardhshme do të mbërrinin oferta të rëndësishme, do të pranoheshin edhe avansimet për njëzet e dy vjeçarin i cili gjithsesi ka rinovuar së fundmi kontratën, duke demonstruar besimin e dhënë ndaj tij.