Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të mbahen në të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nga 6 deri më 9 qershor. Rreth 370 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në gjithë bllokun, por jo të gjithë do të dalin në zgjedhje.
Sipas një sondazhi së fundmi, rreth 71 për qind e të anketuarve synojnë të votojnë dhe kjo do të ishte një shifër tejet e mirë. Në zgjedhjet e kaluara, më 2019, dalja në zgjedhje në gjithë BE-në ishte 50.7 për qind.Natyrisht, dalja në zgjedhje ndryshon shumë nga vendi në vend. Në Belgjikë dhe në Luksemburg, ku hedhja e votës është e detyrueshme, dalja në zgjedhje ishte gati 90 për qind para pesë vjetëve, ndërsa në Republikën e Çekisë ishte vetëm 28 për qind dhe në Sllovakinë fqinje vetëm 22 për qind.
Qytetarët e BE-së do t’i zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit nga të gjitha vendet anëtare, bazuar kryesisht në madhësinë e popullsisë së secilit vend. Pra, Gjermania do të dërgojë më së shumti ligjvënës në Bruksel/Strasburg – 96 eurodeputetë – ndërsa Qiproja, Luksemburgu dhe Malta nga 6 sosh secila.
Në Parlamentin e mandatit 2019-2024 kishte shtatë grupe të tilla, të cilat duhet të përbëhen nga së paku 23 eurodeputetë nga të paktën shtatë vende të BE-së. Pritet që këto grupe të mbesin, por nuk mund të hidhet poshtë mundësia e krijimit të grupeve të reja. Lufta për eurodeputetë nga të gjitha anët ka filluar tashmë dhe vetëm sa do të rritet.
Grupi më i madh politik është ai i qendrës së djathtë, Partia e Popullit Evropian (EPP) – pjesë e së cilës janë CDU-ja gjermane dhe Platforma Civile polake (PO) – i ndjekur nga Socialistët dhe Demokratët (S&D) – që sjell së bashku partitë socialdemokrate të qendrës së majtë. Pastaj ka shumë grupe të tjera, duke nisur me Reneë, i cili mbledh partitë liberale dhe ato të qendrës, siç është Partia Renaissance e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Një grup tjetër përbëhet nga partia çeke ODS, partia polake Ligj dhe Drejtësi (PiS), Demokratët Suedezë, Partia Finlandezët dhe partia e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, Vëllezërit e Italisë.
Dhe në fund është grupi Identiteti dhe Demokracia (ID), i cili ka anëtarë si partia e Marine Le Penit Lëvizja Nacionale, Partia e Lirisë e Austrisë (FPO) dhe Liga (Lega) e Matteo Salvinit. Ka edhe një numër partish pa grupe, të cilët shpesh ishin pjesë e ndonjërit prej grupeve, por u dëbuan dhe nuk kanë gjetur ende grup të ri. Ndër ta është partia Fidesz e Viktor Orbanit, e përjashtuar nga grupi EPP më 2021, apo Smeri i Robert Ficos, që u përjashtua nga S&D vitin e kaluar.
S&D-ja me gjasë do të përfundojë e dyta, sikur në të kaluarën, me rreth 140 ulëse, njëlloj si më 2019. Pesë grupet e tjera parashikohet të fitojnë nga 30 deri në 80 ulëse secili. Duket se Reneë dhe të Gjelbërit do të humbin ulëse, krahasuar me pesë vjet më parë, ndërsa ECR-ja do të fitojë më shumë. Por mund të ketë mbi 100 eurodeputetë që deri tani nuk janë pjesë e asnjë grupi, apo familjeje politike. Shumica e tyre do të jenë populistë, prandaj ka gjasa që të bëhen pjesë e ID-së apo ECR-së, apo të ndonjë grupi tjetër të djathtë që do të formohet.
Nëse llogarisim ulëset e projektuara për ID-në, ECR-në dhe deputetët pa grupe, të cilët me gjasë do të jenë djathtistë gjithashtu, dhe e shtojmë EPP-në e qendrës së djathtë, atëherë kemi 400 ulëse, pra një shumicë. Ama prisni. EPP-ja është, para së gjithash, shumë e zakonshme me një brez federalist në Parlamentin Evropian.