Çfarë duhet të bëni nëse ju thumbon një grerëz?
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pikniku veror, udhëtimet dhe ditët në plazh mund të shkatërrohen lehtësisht nga grerëzat.

Ekspertët thonë se nuk do të 'sulmojnë' derisa të ndihen të kërcënuar ose derisa të prekni folenë e tyre.

Për të mos u thumbuar fare, shmangni veshjen e parfumeve dhe aromave, si dhe veshjeve shumëngjyrëshe që tërheqin grerëzat. Nëse e gjeni veten pranë saj, qëndroni të qetë.

Nëse jeni të pafat dhe pickoheni, helmi i grerëzës mund të shkaktojë ënjtje dhe dhimbje, por edhe shok anafilaktik nëse jeni alergjik. Disa nga simptomat janë kruajtje, marramendje, të vjella, dhimbje barku, presion i ulët i gjakut, shkruan The Sun.

Lani zonën e pickimit me sapun dhe ujë, aplikoni akull ose një kompresë të ftohtë për dhjetë minuta për të zvogëluar ënjtjen.

Shmangni gërvishtjet dhe prekjen e pickimit për të parandaluar infeksionin. Gjithashtu, mos aplikoni asnjë preparat si vajra, kremra, uthull, xhel.

Nëse shfaqen simptoma më të forta, sigurohuni që të kontaktoni mjekun tuaj

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024