Mësuesit janë ata që pushojnë po aq sa nxënësit. Pushimet e gjata verore u japin një mundësi të mirë për tu relaksuar, për të pushuar mendjen dhe për të bërë gjëra kreative në mënyrë që të përgatiten për vitin e ri shkollor. Disa parapëlqejnë që ta shfrytëzojnë verën për më shumë trajnime për zhvillimin e tyre personal dhe profesional ose gjejnë një punë të dytë për ta bërë. Të tjerë zgjedhin udhëtimin, leximin apo thjesht të relaksohen gjatë gjithë ditëve të pushimit.
Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si mund ta shfrytëzoni pushimin gjatë verës.
Është e rëndësishme të identifikoni aktivitetet që ju ndihmojnë të relaksoheni më shumë. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe të shkëputeni nga ditët plot stres që i ka puna e mësuesit. Mundohuni që ta kaloni kohën në një ambient sa më relaksues. Një mundësi e mirë është të regjistroheni në klasa me joga apo edhe në një palestër. Kujdesuni për veten, për mendjen dhe trupin tuaj. Fokusohuni gjatë pushimit veror në veten tuaj. Kështu do të ktheheni edhe më energjik në punë.
Fitoni më shumë para, bëjeni një punë verore.
Kapni hapin me leximin tuaj. Qëndroni të informuar për profesionin tuaj.
Këtë kohë të lirë mund ta shfrytëzoni për lexim. Duke lexuar librat e disa prej autorëve tuaj të preferuar ose duke lexuar disa romane që ju ndihmojnë në zhvillim personal, ju vërtet mund të përjetoni qetësi për mendjen tuaj dhe të qëndroni të informuar për profesionin tuaj. Nëse jeni vërtet me fat, mund t'i bëni të gjitha këto duke e shijuar plazhin. Shtoni në listën tuaj të leximeve kurrikulën e re, librat për pedagogjinë dhe botimet më të fundit për temën që mësoni.
Nuk ka moment më të mirë për të vazhduar arsimimin dhe që të zhvilloheni profesionalisht sesa në kohën e pushimeve verore. Më në fund do të keni kohë dhe energji të mjaftueshme për të punuar drejt Masterit tuaj ose thjesht për të mbledhur njësitë tuaja arsimore. Më mirë akoma, regjistrohuni në një kurs online që ju lejon të fitoni kredite ndërsa jeni në pushim! Bëhuni vetë student dhe përmirësoni njohuritë dhe aftësitë tuaja. Mos u shqetësoni, pushimet tuaja verore nuk do të ju prishen. Ju ende mund të shijoni motin e këndshëm në breg të detit me një libër shkollor në duar. “Multitasking” në maksimum!
Analizoni përvojën tuaj të mësimdhënies së vitit të kaluar. Përgatituni për tjetrin.
Ju gjithashtu mund të kaloni pak kohë duke ridekoruar dhe organizuar klasën tuaj. Një mësues shpenzon rreth 180 ditë në vit, 8 orë në ditë në klasë me nxënësit e tij, kështu që edhe ju mund ta shijoni atë. Bëjeni atë hapësirë sa më të këndshme dhe frymëzuese./ AkademiPune