Çështja e presidentit, Kurti: Është urgjente por me rëndësi të kemi sukses
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Çështja e presidentit, Kurti: Është urgjente por me rëndësi të kemi sukses
kurti
30/03/2026 - 11:12
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti tha se do të dërgojë ftesa për liderët e partive opozitare për të diskutuar për postin e presidentit. Se çfarë kërkesash e ofertash do të ketë në këto takime, ai tha se duhet të pritet që të organizohen. Kurti po ashtu tha se kjo çështja është me urgjencë por më e rëndësishme është që të ketë sukses.

Kështu u deklaroi ai pas mbledhjes së qeverisë, ku theksoi se kanë synim që të arrijnë prezencën e mbi 80 deputetëve.

Shefi i ekzekutivit tha se çështja e postit të presidentit është urgjente, por sipas tij “është e rëndësishme që të kemi sukses”.

Por kush do të jenë kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit, Kurti deklaroi sërish se i nevojiten konsultimet e brendshme.

“Emrin e zëvendëskryeministrit Glauk Konjufcës, ne e kemi dhënë më pak se 30 orë para mesnatës ndërmjet 5 dhe 6 marsit. Emrin e Fatmire Mulhaxha Kollçakut e kemi dhënë më pak se tre orë para mesnatës, kemi pritur deri në momentet e fundit dhe nuk kemi hequr dorë nga një mundësi për marrëveshje me opozitën. Tash mua më nevojiten konsultimet e brendshme se çfarë duhet të bëjmë. Në njërën anë i kemi parasysh interesat politike, në anën tjetër janë edhe kufizimet juridike ligjore. Duhet të shohim se çka është e mundur të bëjmë për të ecur përpara. Kjo do të shihet pjesërisht në konsultimet e brendshme sot e nesër”, deklaroi Kurti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026