Certifikohen operuesit e parë me pirunier në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
Tempulli 2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas përfundimit të moduleve teorike dhe punës praktike në operimin me pirunier, dhe pas vlerësimit të arritshmërisë nga komisioni vlerësues, janë certifikuar operuesit e parë me pirunier në Kosovë.

Trajnimi disa javor është zhvilluar mbi bazën e moduleve të kualifikimit kombëtar “Operuesit e Impianteve të Vinçave, Ngritjeve dhe të Ngjashëm” të akredituar dhe të validuar nga  Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).

Gjatë trajnimit të kombinuar në ligjërata dhe ushtrime praktike, kursantët ishin mjaft aktivë por edhe kurreshtar në programin trajnues, i cili ofrohet për herë të parë në Kosovë.

Kursantët janë ndanë të kënaqur me përmbajtjen e trajnimit, materialet mësimore si dhe kuptueshmërinë e të gjitha moduleve të trajnimit. Ata pas certifikimit, njëzëri u shprehën se ky trajnim ishte i nevojshëm dhe ka ndikuar në zhvillimin e mëtutjeshëm profesional duke zgjeruar njohuritë dhe shkathtësitë në punën e përditshme.

Akademia Tempulli mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve dhe trajnimeve profesionale me mbi 20 lloje trajnimesh, nga sektori i transportit, logjistikës, sigurisë në punë, ndërtimtarisë, industrisë, prodhimtarisë, industrisë së taksi shoferëve, trajnimeve dhe seminareve në fushën e patent- shoferit, etj.

Grupi i parë i kursantëve të certifikuar ishin punëtorë të Kompanisë ALBI Commerce në Prishtinë, të cilët u pajisën me certifikata të arritjes, të lëshuara nga Tempulli dhe të vërtetuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Me këtë rast edhe menaxhmenti i Kompanisë ALBI Commerce, shprehën mirënjohjen dhe falënderimin e tyre për ekipin trajnues të Tempullit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025