Celta rikthehet me barazim ndaj Barcelonës me 10 lojtarë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Celta rikthehet me barazim ndaj Barcelonës me 10 lojtarë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Barcelona ka dështuar të shënojë fitoren e radhës si mysafir ndaj Celta, pas kthesës së madhe kur katalanasit mbetën me një lojtar më pak në fushë.

Ndeshja e xhiros 14-të La Ligës së Spanjës në futboll ndërmjet Celta Vigo dhe Barcelonës përfundoi pa fitues në Municipal de Balaidos.  

Braziliani Raphina solli katalanasit në epërsi me golin e shënuar në minutën e 15-të pas asistimit të Jules Kounde.

Polaku Robert Lewandowski dyfishoi epërsinë e ekipit të trajnerit gjerman Hansi Flick në minutën e 61-të dhe dukej se Barcelona do të siguronte lehtë fitoren e 12-të.

Skuadra katalanase pësoi dy gola të shpejtë pas largimit të Casado për shkak të kartonit të dytë të verdhë në minutën e 82-të.

Celta Vigo shkurtoi diferencën gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes me golin e Alfonso Gonzalez pas gabimit të Kounde.

Ekipi katalanas sikur humbi në fushë pas golit të pësuar, duke lejuar barazimin vetëm dy minuta më vonë nga Jugo Alvarez.

Ky ishte barazimi i parë i Barcelonës në këtë edicion në La Liga duke vazhduar kështu të prijë në tabelë me 34 pikë, pesë më shumë se Atletico Madrid e dyta.  Ndërsa Celta Vigo renditet në pozitën e 11-të me 18 pikë.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025