Çeku: Stadiumi “Adem Jashari” do t’i plotësojë kriteret e UEFA-s
Sport
Lexohet për: 1 min.
469182963_1074177501170277_3468185631203790367_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka publikuar pamje të reja nga punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ai ka thënë se ky stadium do t’i plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Po vazhdojnë punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ky stadium do të plotësoj të gjitha kushtet dhe kriteret për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka shkruar Çeku, përcjellë KosovaPress.

“Po e zbatojmë planin pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit, 18 komuna, mbi 20 stadiume, 200 milionë euro investime”, ka shtuar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025