Çeku: Programi “Kosova shtet i xhudos" po fillon fazën e parë
Lexohet për: 1 min.
290001406_504137451507621_1756496050738065316_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se sot bashkë me kryetarin e Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për mbështetje financiare të fazës së parë të programit “Kosova shtet i xhudos”.

Sipas ministrit Çeku, në kuadër të këtij memorandumi parashihet rritja e kapacitetit njerëzor për menaxhimin e programit të trajnerëve në xhudo, hartimi i projektit të detajuar për masovizimin e sportit të xhudos si dhe përkrahja për menaxhimin e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare.

“Përmes programit "Kosova shtet i xhudos" synojmë zhvillimin e infrastrukturës, masivizimin përmes shtrirjes në shkolla, fuqizimin e kapaciteteve të trajnerëve, organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe vazhdimësinë e rezultateve kulmore në sportin e xhudos”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024