Çeku: Paraatleti Bytyqi, inspirim për sportistët tjerë
Lexohet për: 1 min.
Grevist Bytyqi
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Paralimpike në Paris është një hap hisotrik, derisa paraatletin Grevist Bytyqi, i cili po e përfaqëson Kosovën në këto lojëra e ka cilësuar si “inspirim për sportistët tjerë të Kosovës”.

“Kosova për herë të parë pjesë e Lojërave Paralimpike. Në Paris ?? vendin tonë po e përfaqëson paraatleti Grevist Bytyqi, i cili do të garojë në atletikë.  Jemi krenarë që Grevisti po merr pjesë në një prej ngjarjeve më të mëdha të sportit global për persona me aftësi të kufizuara, ndërsa po bëhet inspirim për sportistët tjerë të vendit. I urojmë shumë suksese në garë”. Ka shkruar Çeku në ‘Facebook’.

Ndryshe, Grevist Bytyqi do të marrë pjesë në sportin e atletikës në disiplinën deri në 1500 metra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025