Çeku: Në vitin 2030 i presim në Kosovë 5 mijë sportistë
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të lojërave mesdhetare që do të mbahen në Prishtinë, “Prishtina 2030”, Kosova do të mirëpret 5 mijë sportistë në 25 disiplina sportive nga 26 shtete.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ka thënë se janë mbi 250 milionë euro investime të planifikuara në të gjithë vendin.

“Kemi siguruar të drejtën e organizmit të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”. Kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare, multi-sportive në Kosovë. Janë 250 milionë investime të planifikuara në të gjithë vendin dhe në vitin 2030, i presim 5 mijë sportistë në 25 disiplina sportive nga 26 shtete. E  kështu për krahasim, lojërat olimpike në Paris, sivjet kishin 10 mijë e 500 sportistë me 32 disiplina por po flasim për një lloj gjysmë olimpiade që do të organizohet në vendin tonë”, ka thënë Çeku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024