Çeku: Infrastruktura sportive ka të buxhetuar mbi 200 milionë euro
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Investimi në infrastrukturën e futbollit po i kushton Ministrisë së Kulturës mbi 200 milionë euro. Gjithashtu, kjo ministri po planifikon ndërtimin e stadiumit nacional, aty ku edhe do të bëhet ceremonia e hapjes së lojërave mesdhetare, në vitin 2030.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku në ditën e dytë të këshillit të përgjithshëm të VV-së, është shprehur se deri në vitin 2028, synojnë që Kosova të jetë e para në rajon për infrastrukturën e futbollit dhe eksportues i futbollistëve të talentuar.

Ndërsa, për stadiumin nacional, së bashku me ministrin e financave, Hekuran Muratin po negociojnë kredi ndërkombëtare.

“Po investojmë mbi 200 milionë euro për të kompletuar infrastrukturën e futbollit në vendin tonë... Deri në vitin 2028 synojmë që të jemi të parët në rajon, për infrastrukturën e futbollit dhe të jemi vend eksportues i futbollistëve të talentuar. Ndërsa, lajm tjetër i mirë në futboll që aktualisht, me ministrinë e financave jemi duke negociuar kredi ndërkombëtare, për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës. Ende nuk e dimë lokacionin e saktë sepse, po bëhen analizat se ku do të ndërtohet, mirëpo ajo që e dimë është kjo në këtë stadium nacional do të bëhet ceremonia e hapjes së lojërave mesdhetarë në vitin 2030”, ka thënë Çeku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024