Szunyog: Kosova të punojë me fqinjët e saj për shfrytëzimin e potencialit në rajon
Lexohet për: 2 min.
Kumisioni220524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFA-s.

Kështu është thënë në tryezën e organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me GIZ-in, me temën e diskutimit: “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”.

Gjatë kësaj konference është thënë se pengesat aktuale për rritjen e integrimit rajonal duhet të jenë të zgjidhura.

Ambasadori i Zyrës së BE-së Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e saj, pasi sipas tij vetëm ashtu mund të shfrytëzohet potenciali i rajonit.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Kosova është e fokusuar ne zbatimin e reformave që jo vetëm të përfitoj ekonomia por do të kontribuojë edhe në prosperitetin e përgjithshëm të rajonit.

Krasniqi, ka shtuar se Kosova është e përkushtuar  në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFA-s.

Po ashtu, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, Zef Dedaj ka shtuar se CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën.

Sipas, zëvendës ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë dhe të gjejnë zgjidhje konstruktive për përfitimin e të gjithëve  përkundër rrethanave të vështira politike.

Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së CEFTA-s, Danijela Gaçeviq ka theksuar se kur Kosova të bëhet pjesë e BE-së jo vetëm duhet të jenë në garë me kompanitë rajonale por edhe kompanitë brenda BE-së.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024