Çavushoglu: Finlanda duhet të heqë embargon e armëve ndaj Ankarasë për të mbështetur NATO-n
Lexohet për: 2 min.
Mevlut Çavushoglu
2 vite më parë
Linku u kopjua

Finlanda duhet të heqë embargon e armëve kundër Ankarasë në mënyrë që të sigurojë mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin në NATO, tha sot ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu.

Çavushoglu vlerësoi se është e rëndësishme që ministri finlandez i Mbrojtjes Antti Kaikkonen të vijë në Turqi më 8 dhjetor, sepse Finlanda ende nuk ka shpallur heqjen e embargos.

“Ne presim një deklaratë të tillë prej tyre”, tha ai.

Kur bëhet fjalë për kurdin, i cili u ekstradua në Turqi nga Suedia javën e kaluar, Çavushoglu tha se personi i ekstraduar nuk ishte ai që Ankaraja kishte kërkuar nga Stokholmi dhe se ishte e nevojshme të dëboheshin personat nga lista e dërguar atyre dhe të ngriheshin pasuritë e tyre.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për t'u bashkuar me NATO-n këtë vit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, por Turqia ka refuzuar të mbështesë pranimin e tyre derisa të përmbushen një numër kërkesash, duke përfshirë marrjen e një qëndrimi më të ashpër kundër militantëve kurdë dhe heqjen e një embargoje armësh.

Suedia hoqi embargon në shtator, të cilën të dyja vendet e vendosën fillimisht në 2019 si përgjigje ndaj inkursionit të Ankarasë kundër milicisë kurde siriane, ndërsa Finlanda, nga ana tjetër, nuk e ndoqi shembullin.

Ankaraja ka akuzuar vendet nordike, kryesisht Suedinë, se strehojnë njerëz që i konsideron terroristë, duke përfshirë anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Stokholmi dhe Helsinki mohojnë fshehjen e militantëve, por kanë premtuar se do të bashkëpunojnë me Ankaranë për të zgjidhur plotësisht problemet e saj të sigurisë, si dhe për të hequr embargon e armëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025