Carnevali i kundërpërgjigjet Mourinhos, zbulon edhe vendimin për Berardin
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Giovanni Carnevali këmbëngul se Jose Mourinho nuk mund t'i mësojë Sassuolos mirësjelljen dhe respektin dhe zbulon se Domenico Berardi nuk do të largohet nga stadiumi “Mapei” në afatin kalimtar të janarit.

Ylli i Sassuolo dhe ai i Italisë, Berardi, ishte i lidhur me një lëvizje te Juventusi verën e kaluar dhe bardhezinjtë raportohet se janë ende të interesuar për të, raporton KosovaPress.

 Megjithatë, shefi i Sassuolos, Carnevali tha për “La Gazzetta dello Sport” se 29-vjeçari do të qëndrojë në klubin e tij aktual deri në fund të sezonit.

“Ne nuk do ta shesim atë në janar, e them drejtpërdrejt. Ne nuk do të shesim askënd në janar, dhe nëse lindin mundësi, do të shohim se si të ndërhyjmë,” zbuloi Carnevali.

Berardi ishte në qendër të vëmendjes në fillim të dhjetorit kur trajneri i Romës, Jose Mourinho e kritikoi atë në prag të një takimi të Serie A në stadiumin “Mapei”.

“Isha i mërzitur kur dëgjova disa gjëra nga një trajner i madh. Për ne, mirësjellja dhe respekti janë thelbi i gjithçkaje dhe askush nuk ka të drejtë të na mësojë këto gjëra”, tha Carnevali.

Berardi ka nëntë gola dhe tre asistime në 13 ndeshje në Serie A këtë sezon, por rezultatet e Sassuolos kanë qenë disi zhgënjyese, me vetëm 16 pikë të grumbulluara në ligë deri më tani, vetëm katër më shumë se Empoli në vendin e 18-të.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024