Carlo Ancelotti rinovon me Brazilin deri në vitin 2030
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Carlo Ancelotti rinovon me Brazilin deri në vitin 2030
carlo
07/04/2026 - 17:58
Linku u kopjua

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) është shumë pranë zyrtarizimit të një marrëveshjeje historike me Carlo Ancelottin, duke e zgjatur qëndrimin e tij në krye të pesëfishtë kampionëve të botës deri në Botërorin e vitit 2030.

Sipas raportimeve nga Foot Africa, palët kanë arritur pajtim të plotë për pikat kryesore të kontratës dhe pritet vetëm firma formale e teknikut italian.

Aktualisht, Ancelotti ndodhet në Kanada, andaj nënshkrimi pritet të bëhet në mënyrë elektronike gjatë ditëve të ardhshme, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit sportiv që synon rikthimin e Brazilit në majat e futbollit botëror.

Përveç kohëzgjatjes, kjo marrëveshje shënon edhe thyerjen e rekordeve financiare, pasi "Carlitto" do të mbajë një pagë vjetore prej rreth 10 milionë eurosh, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë për një trajner të kombëtares braziliane.

Kontrata është e strukturuar në dy faza: dy vite fillestare të garantuara, të cilat pasohen nga një zgjatje automatike edhe për dy vite të tjera.

Ky investim i madh nga ana e CBF-së tregon besimin absolut te trajneri italian për të rindërtuar një skuadër pretendente, me sytë e drejtuar te suksesi i madh i vitit 2030.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026