Cardinale dhe Milani të pakënaqur me Piolin që nga viti i kaluar
Lexohet për: 2 min.
2-Cardinale
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Stefano Pioli është i destinuar të shkarkohet nga Milani në verë, një vendim që mesa duket është shqyrtuar vazhdimisht gjatë pesë muajve të fundit.

Presioni është rritur mbi Piolin tash e disa muaj, por gjërat kanë ndryshuar pas eliminimit së fundmi në çerekfinale të Ligës së Evropës nga Roma, rezultat që duket se e ka rënduar më shumë situatën trajnerit italian, raporton KosovaPress.

Spekulime të shumta nga Italia sugjerojnë se Milani e ka marrë vendimin, duke planifikuar të shkarkojë Piolin në fund të sezonit për të krijuar hapësirë për një zëvendësim. Zëvendësuesit e mundshëm për teknikun italian përfshijnë Mark van Bommel, Christophe Galtier, Paulo Fonseca, Julen Lopetegui dhe Marcelo Gallardo.

Siç bëhet e ditur nga “Calciomercato.com”, zhgënjimi është rritur për Piolin nga shefat e Milanos që nga gjysma e parë e sezonit, me pronarin Gerry Cardinale që filloi të humbasë besimin që në muajin dhjetor, kur deklaroi se nuk ishte i kënaqur me pozicionin aktual në Serie A ose Ligën e Kampionëve.

Kjo pakënaqësi është krijuar që nga ajo kohë, por një seri rezultatesh të mira ndihmuan paksa situatën e Piolit. Pavarësisht kësaj, besimi te trajneri ishte i ulët dhe Zlatan Ibrahimovic ishte gjithnjë e më i bindur se duhej një ndryshim, duke konfirmuar pozicionin e tij pas largimit nga Liga e Evropës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025