Cardi B ka anuluar një shfaqje në festival në SHBA, teksa shërohet nga një urgjencë mjekësore në spital.
Këngëtarja amerikane do të ishte titullar i festivalit muzikor One në Atlanta, Georgia, sot, së bashku me interpretuesit Nelly, Fantasia dhe grupin Earth Wind and Fire.
Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, lindi fëmijën e saj të tretë me këngëtarin Offset muajin e kaluar.
Cardi B dhe Offset, të cilët u martuan në vitin 2017, por kanë pasur një lidhje të vazhdueshme gjatë viteve, tashmë kanë dy fëmijë - vajzën gjashtëvjeçare, Kulture dhe djalin trevjeçar, Wave.
Albumi i saj i parë dhe i vetëm, Invasion Of Privacy, i dha asaj një Grammy për albumin më të mirë rep, dhe ajo vazhdoi të jetë një emër i shquar në industri duke publikuar bashkëpunime të suksesshme me Maroon 5 “Girls Like You” 2018 dhe Megan Thee Stallion për WAP 2020.