Cardi B e gjuan me mikrofonin fansin që e spërkati atë me pije
Lexohet për: 2 min.
sdgf
1 vit më parë
Linku u kopjua

Cardi B u gjirua duke hedhur mikrofonin ndaj një anëtari të audiencës, i cili e spërkati atë me pije gjatë kohës kur këngëtarja ishte duke performuar në skenë.

Nuk ishte hera e parë që këtë fundjavë reperja, e cila sapo publikoi një këngë të re me bashkëshortin e saj Offset të titulluar “Jealousy” – vendosi të përdorë mikrofonin e saj për diçka tjetër përveç këndimit.

Një natë më parë, Cardi po performonte në Drai's Beach Club kur ajo u acarua pasi DJ dyshohej se ia kishte ndërprerë këngët shumë herët.

Në një klip të shpërndarë në mediat sociale nga përdoruesi kfen777, artistja shihet duke bërtitur emrin e saj përpara se të kthehej dhe të hidhte mikrofonin në drejtim të DJ-it, para se të dilte nga skena.

Fansat në Las Vegas thuhet se kanë pritur dy orë në nxehtësi të lartë përpara se ylli të shfaqej për të performuar.

Ylli i hip hopit thuhet se madje u kërkoi fansave t'i hidhnin ujë teksa ajo ankohej për nxehtësinë e tepërt në Sin City.

Një natë më parë ajo u pa këmbëzbathur në skenë teksa performonte hitin e saj të mrekullueshëm “I Like It”, me një mini fustan të verdhë para incidentit me mikrofon./Daily Mail/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025