“Calma”, Simeone reagon pas eliminimit nga Kupa e Mbretit
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Atletico Madrid u eliminua mbrëmë nga Kupa e Mbretit, pasi u mposht brenda dy ndeshjeve nga Athletic Bilbao.

Bilbao triumfoi në ndeshjen e parë 1:0, kurse mbrëmë e mposhti Atletico Madridin 3:0 për ta siguruar finalen e kësaj gare, raporton KosovaPress.

Tani, pas humbjes në gjysmëfinale nga Bilbao ka reaguar edhe trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.

Simeone e nisi me “Calma”, që nga gjuha spanjolle në shqipe përkthehet “Qetësi”.

“Qetësi. Ne mbetemi të qetë, këto janë momentet...ne ju besojmë të gjithë lojtarëve tonë. Ne duam të vazhdojmë me mundin e përditshëm që është çka nevojitet te klubi, përveç asaj që duhet të jemi ndër katër skuadrat më të mira në La Liga”, tha Simeone.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024