Caktohet masa e paraburgimit ndaj një burri për dhunim në Suharekë
Lexohet për: 2 min.
paraburgimi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata themelore në Prizren ka informuar sot se është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj në personi për dhunim.

Sipas gjykatës, paraburgimi prej një muaji ndaj të pandehurit Xh.B, do të llogaritet prej kohës së arrestimit 21.03.2023 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.04.2023.

“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: I pandehuri XH.B., gjatë muajit Nëntor/Dhjetor të vitit 2022, në Komunën e Suharekës, me dashje e detyron viktimën nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet për të kryer aktin seksual, për të cilin e di se është i ndjeshëm për shkak të moshës. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duke pasur parasysh peshën e veprës penale, me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku potencial që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasi që i dëmtuari është nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare, dhe i pandehuri dyshohet se duke e kanosur kryer veprën penale të dhunimit, nga këto rrethana dhe pesha e veprës penale, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024