Caktohet data, ja kur zgjidhet presidenti i ri i Serie-A
Lexohet për: 1 min.
serie-a
2 vite më parë
Linku u kopjua

Lega Serie A ka njoftuar për një mbledhje urgjente për të hënën më 7 shkurt për të zgjedhur një president të ri pasi Paolo Dal Pino dha dorëheqje të martën pasdite..

Zyrtarisht Dal Pino dha dorëheqjen sepse ai dhe familja e tij po shpërngulen në Kaliforni, por prej muajsh ka pasur një tension të madh në prapaskenë brenda federatës.

20 klubet e Serisë A do të mbajnë një mbledhje të hënën e ardhshme dhe do të përpiqen të zgjedhin një president të ri të Legës, transmeton KosovaPress.

Nëse ata nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje, FIGC (Federata Italiane e Futbollit) e drejtuar nga Gabriele Gravina do të marrë kontrollin dhe do të shtyjë reformat tutje.

Ndër të tjera, Gravina i ka kërkuar Serisë A që të listën nga 20 ekipe në 18 apo edhe 16 ekipe.

Ai ka sugjeruar gjithashtu krijimin e një sistemi play-off për të vendosur Scudetton dhe një play-out për rënien në Serie B.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025