Cagliari mposht Atalantën, Genoa rrëmben fitore në udhëtim
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra Cagliari ka mposhtur sot si vendës Atalantën me rezultat 2:1, ndërsa Genoa u kthye me tri pikë të mëdha nga Verona, në kuadër të javës 31 të Serie A në futboll. Futbollistët e Cagliarit pësuan të parët në takim, pasi sulmuesi mysafir Gianluca Scamacca në minutën e 13-të tundi rrjetën e portierit Simone Scuffet. Skuadra vendase megjithatë nuk shkoi në disavantazh në pushimin e pjesës së parë, pasi për këtë u kujdes Tommaso Augello në minutën 42 për barazimin 1:1.

Fati u vendos në pjesën e dytë kur rezervisti Nicola Viola dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt solli vendësit në epërsi prej 2:1, për fitoren e shtatë këtë sezon të Cagliarit, i cili tash renditet në pozitën 13 me 30 pikëç. Atalanta ndërkaq nga 30 ndeshje të zhvilluara, ka një lojë më pak, renditet e gjashta në tabelë me 50 pikë. Genoa ndërkaq me golat e Caleb Ekuban në minutën 45 dhe rezervisti Karol Swiderski, autogol, në minutën 71, pas rishikimit të VAR-it, siguroi tri pikë të reja, duke u renditur kështu në pozitën e 12-të me 38 pikë, ndërsa Verona pas kësaj humbjeje, e ku golin e vetëm e shënoi Federico Bonazzoli në minutën, mbetet pranë zonës së rrezikshme në pozitën 17 me 27 pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024