Një burrë që pretendonte se kishte fituar 2 milionë dollarë në llotari dhe kishte humbur biletën fituese, ka kaluar më shumë se 20 vjet duke u përpjekur për të marrë paratë.
Në vitin 1997 një llotari në Australi ishte fituar nga dikush por nuk u pretendua nga asnjë, dhe rrjedhimisht u kthye në një kleçkë të gjatë ligjore .
Sipas rrjetit britanik Daily Telegraph, Clemett tha se nisi pretendimin kur ndoqi një program televiziv për llotari të pa-tërhequra në vitin 2001.
Ai i shkroi kompanisë duke thënë se kishte humbur biletën fituese kur kishte ndërruar shtëpi një vit më parë.
Rrjedhimisht ai çoi në gjyq kompaninë e llotarisë në Sydney por gjykatësi refuzoi pretendimin e tij se kishte luajtur me gjashtë numrat fitues.
Gjykatësi tha se nuk kishte gjasa që Clemett të ishte kujtuar papritur se kishte fituar llotarinë, katër vjet pasi çmimi nuk po pretendohej nga askush.
“Fiksimi i tij mbi këtë fakt e ka nxitur që gjatë viteve të shtrembërojë provat për të plotësuar pretendimin në mendjen e tij”, tha gjykatësi.
Por australiani nuk hiqte dorë dhe pesë vjet më vonë bënte postime në rrjet duke shfryrë zemërimin për refuzimin e parave të llotarisë.
Clemett nuk ka arritur ende të marrë paratë e kërkuara.