“Burg për deputetët që shpifin”, Basha dorëzon në Kuvend projektligjin
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

“Deputetët që shpifin në Parlamentin shqiptar, apo në deklarime publike duhet të dënohen me burg”.

Kjo është kërkesa që ka depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha, nëpërmjet një amendamenti në Kodin Penal.

Sipas propozimit të Bashës, kur kjo vepër kryhet nga të zgjedhurit gjatë kohës së ushtrimit të mandatit në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo formë tjetër, duhet të konsiderohet kundërvajtje penale dhe të dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Aktualisht ndëshkimi në Kodin Penal të Shqipërisë për këtë vepër parashikohet vetëm dënimi me gjobë. /EuronewsAlbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025