Bundesliga e sezonit të kaluar, më e ndjekura në Evropë
Siç është paralajmëruar, në sezonin 2023/24 pati një rritje prej pesë për qind në shitjet e biletave në dy ligat e para elitare gjermane.
Numri i biletave të shitura sezonin e kaluar ishte 20 milionë e 737 mijë e 276. Në sezonin 2022/23 janë shitur 19 milionë e 755 mijë e 465 bileta.
Numri mesatar i biletave të shitura për lojë ishte 33 mijë e 885 që përfaqëson gjithashtu një rekord të ri mesatar të frekuentimit në futbollin profesionist gjerman.
Kur shikohen dy ligat individualisht, Bundesliga regjistroi gjithsej 11 milionë e 925 mijë e 726 bileta të shitura me një mesatare prej 38 mijë e 973 bileta të shitura për lojë.
Kjo do të thotë se Bundesliga mbetet lider në pesë ligat më të mira evropiane për shitjet mesatare të biletave për lojë. Stadiumet në Bundesligë gjithashtu kishin një mbushje mesatare 95.2 për qind.
Në Bundesliga 2 janë shitur gjithsej 8 milionë e 811 mijë e 550 bileta, nga të cilat 28 mijë e 796 janë shitur për ndeshje ose 30 për qind më shumë krahasuar me sezonin e kaluar.