Bulliqi e Damka inspektojnë punimet e urave në disa fshatra të Podujevës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, ku diskutuan për projekte të rëndësishme ekonomike mes dy institucioneve.

Bulliqi gjatë takimit theks të veçantë i kushtoi projektit të stacionit të autobusëve, i cili është bashkëfinancim mes komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Projekti i stacionit të autobusëve ka koston e mbi 1 milion euro, dhe pritet të fillojë shumë shpejtë, ndërsa projekti është paraparë të përfundojë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Gjatë takimit u diskutua për dy shtigjet e ecjes - shtegun te pishat e Shakovicës dhe shtegun e pishave të Kërpimehut.

Pas takimit, kryetari Bulliqi dhe ministri Damka dolën në terren për të inspektuar punimet e urave që janë duke u ndërtuar në fshatrat Sfeçël, Gllamnik dhe Bajqinë, projekt ky i përbashkët i komunës me MZHR.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024