Bullgaria shkon në zgjedhjet e shtata në tri vjetët e fundit
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia bullgare Ka një popull të tillë (ITN) sot ia ktheu mandatin për formimin e qeverisë presidentit Rumen Radev, pasi nuk arriti të formojë një koalicion të qëndrueshëm.

ITN përfundoi në vendin e gjashtë në zgjedhjet e 8 qershorit, me vetëm 16 anëtarë në parlamentin prej 240 anëtarësh.

“E kuptuam se nuk kemi synime të përbashkëta, ndaj po e kthejmë mandatin”, tha kreu i ITN-së Toshko Jordanov.

Radev tani duhet të emërojë një kryeministër të përkohshëm dhe në ditët në vijim duhet të thërrasë zgjedhje të reja, të shtatat qe nga 2021, të cilat duhet të mbahen brenda dy muajve të ardhshëm.

Bullgaria nuk ka pasur një qeveri të qëndrueshme qe nga viti 2020, kur protestat kundër korrupsionit rrëzuan koalicionin e udhëhequr nga GERB, një parti e qendrës së djathtë.

Zgjedhjet në qershor u shpallën pas rënies së koalicionit GERB, partisë me shumicë në pushtet në 15 vjetët e fundit dhe partisë PP. Në këto zgjedhje, GERB fitoi 68 deputetë dhe PP 39. Të dyja partitë janë pro-evropiane, por të prira ndaj betejave të brendshme dhe rivaliteteve personale.

Bullgaria dëshiron të bëhet anëtare e Eurozonës dhe zonës Shengen. Plani për t'u bashkuar me Eurozonën tashmë është vonuar dy herë për shkak të dështimit të Sofjes zyrtare për të frenuar inflacionin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024