Bullgaria në Shëngen nga 1 janari 2025
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
Bullgaria në Shëngen nga 1 janari 2025
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Bullgaria ka arritur një nga qëllimet e saj strategjike duke iu bashkuar Shengenit, i cili është me rëndësi të madhe për qytetarët dhe zhvillimin e ekonomisë bullgare, shkroi sot presidenti Rumen Radev në rrjetin social X.

“I përgëzoj të gjithë ata që kanë dhënë një kontribut real në këtë arritje”, shtoi ai.

Gjatë konsultimeve me përfaqësuesit e grupit parlamentar “Ka një popull të tillë”, Radev tha se kjo arritje është e rëndësishme për integrimet evropiane të Bullgarisë, zhvillimin e ekonomisë bullgare dhe për qytetarët bullgarë.

Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi sot të heqë kontrollet në kufijtë tokësorë Shengen të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca e Hungarisë.

Në fillim të këtij viti, kontrollet në kufijtë e Shengenit ajrorë dhe detarë të dy vendeve u shfuqizuan në një vendim të miratuar gjatë presidencës spanjolle më 30 dhjetor 2023. /BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025