Bullgaria mund të humbasë datën e synuar të hyrjes në Eurozonë
Lexohet për: 1 min.
Bullgaria
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri bullgar Nikolai Denkov të shtunën njoftoi se vendi mund të humbasë datën e synuar të hyrjes në Eurozonë, që është 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ai për Radio Darik megjithatë këmbënguli se data e synuar e vendit për hyrjen në Eurozonë nuk është "e shenjtë".

“Ajo që është e shenjtë nuk është data, por të kesh një drejtim të qartë dhe të punosh për të. Kjo është e mirë për biznesin, mirë për qytetarët, mirë për mirëqenien dhe mirë për kontrollin e institucioneve financiare”, tha ai.

Megjithatë, kryeministri bullgar theksoi se qeveria po punon fort për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit.

Denkov tha në fillim të kësaj jave në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se e vetmja pengesë për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë është inflacioni, i cili është i lidhur me faktorë të jashtëm si çmimet e karburanteve dhe ushqimeve. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025