Rritja e çmimit të naftës në periudhën e mbjelljes së grurit si dhe cilësia e farës së grurit, janë shqetësimet e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës. Ata vlerësojnë se shteti duhet të marrë masa ndërsa kritikojnë naftëtarët për rritje të çmimit pikërisht në këtë periudhë kur e dinë që kërkesa është në rritje.
Kryetari i sindikatës, Tahir Tahiri tha se kanë kërkuar nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë që të merren masa ndaj bizneseve të cilat po ngrisin çmimin e naftës në kohën kur bujqve ju duhet më së shumti.
“Problemi numër një për neve është rritja e çmimit të naftës në prag të mbjelljeve vjeshtare atëherë kur bujqve ju duhet më së shumti nafta. Dhe naftëtarët e dinë se në këtë periudhë kanë shitjen më të madhe të naftës dhe në këtë moment po shfrytëzojnë ngritjen e çmimit të naftës., kur bujqit nuk kanë zgjidhje pa e përdorë naftën", tha ai.
Tahiri gjithashtu theksoi se Ministria e Bujqësisë duhet të gjeje ndonjë zgjidhje për t’i ndihmuar bujqit.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.