Bugajski: Rusia e sheh Ballkanin e Hapur si mjet për ndarjen e Evropës
Lexohet për: 2 min.
Janusz Bugajski,
2 vite më parë
Linku u kopjua

Njohësi i mirë i çështjeve të Ballkanit Janusz Bugajski ka reaguar pas anulimit të vizitës së shefit të diplomacisë ruse në Beograd. 

Ai në një postim në Twitter ka bërë thirrje për kujdes dhe vëmendje ndaj veprimeve ruse në Ballkan.

“Kremlini e sheh "Ballkanin e Hapur" si një mjet të dobishëm për përmbysjen dhe ndarjen e Evropës. Qeveritë properëndimore duhet të braktisin skemën dhe të mos ndjekin agjendën Moskë-Beograd”, ka shkuar Bugajski.

Ndryshe, Sergei Lavrov ishte paraparë sot në arrijë në Serbi, por një gjë e tillë iu pamundësua pasi Bullgaria, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndaluan fluturimin e aeroplanit të tij mbi hapësirat e tyre ajrore.

Lavrov tha se hapësira ajrore është mbyllur nga vendet e NATO-s, në mënyrë që ai të mos mund të shprehë në Beograd mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”, që sipas tij, është iniciativë e Serbisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024