BSPK mirëpret miratimin e ligjit për paga
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, me ç’rast, u tha se BSPK ka mirëpritur votimin e ligjit për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik.

Siç u bë e ditur në komunikatë, u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin.

Duke falënderuar kryetarin e BSPK-së për bashkëpunimin në ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Kurti theksoi se Qeveria mirëpret vazhdimin e dialogut social edhe në vitin 2023.

“Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet qeverisë dhe BSPK-së, si dhe u bisedua për bashkëpunimin e mëtejmë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin publik dhe privat.?”, u bë e ditur në komunikatë.

https://kosovapress.com/miratohet-ligji-per-pagat-ne-sektorin-publik/
https://kosovapress.com/miratohet-projektligji-per-zyrtaret-publik/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024