Rënia e euros në nivele më të ulëta historike, duke iu afruar 110 lekëve ka shqetësuar eksportuesit, të cilët i kanë dërguar një shkresë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, me ç’rast, i kanë kërkuar që të hetoheshin shkaqet e rënies dhe të ndërhyhej për normalizimin e situatës.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ka kthyer përgjigje zyrtarisht eksportuesve, në një shkresë ku në dijeni është vënë në dijeni dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.
Sipas Bankës, forcimi i kursit duket së është në tërësi shenjë e progresit të bërë nga ekonomia shqiptare në drejtim të rritjes së bazës dhe vëllimit të eksporteve dhe jo premisë e dëmtimit të konkurrueshmërisë se tyre, shkruan Atsh. Banka e Shqipërisë gjykon se forcimi i kursit te këmbimit ka pasur një efekt tërësor pozitiv për ekonominë shqiptare.