BSH: Depozitat në euro u rritën me 15.5%
Lexohet për: 1 min.
para euro
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka e Shqipërisë bën të ditur se në dhjetor 2023, stoku i depozitave në euro arriti në 7.3 miliardë euro.

Krahasuar me nëntorin, shtesa e kursimeve ishte vetëm 16 milionë euro, ndërsa në dhjetor 2022, kursimet u rritën me 112 milionë euro.

Operatorët e tregut pohojnë se një prej arsyeve lidhet me dobësimin e euros, që ka bërë që shumë emigrantë të mos vijnë në vend, duke sjellë si rrjedhojë dhe më pak valutë.

Me bazë vjetore, depozitat në euro janë rritur me 15.5% në 2023-n, ose rreth 920 milionë euro më shumë.

Muaji më pozitiv ishin korriku e gushti, ku kursimet në euro në banka u shtuan përkatësisht me 130 dhe 286 milionë euro. Shtesa vjetore në 2023 është pothuajse e njëjtë me shtesën e vitit 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025