Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Turf Moor” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Burnleyt dhe Chelseat, e vlefshme kjo për xhiron e tetë të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të kampionatit anglez, Chelsea e mposhti Fulhamin 2:0, kurse Burnley fitoi 2:1 kundër Lutonit, raporton KosovaPress.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të vitit të kaluar, ku asokohe Chelsea e mposhti 4:0 Burnleyn.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Burnleyn nuk do të paraqiten Ekdal, Gudmundsson, Manuel Hedilazio, Obafemi, Redmond dhe Ramsey, kurse te Chelsea mungojnë Chilwell, Fofana, Gusto, James, Lavia, Nkunku, Badiashile, Bettinelli dhe Chukwuemeka.
Burnley (4-3-3): Trafford; Taylor, Delcroix, Al Dakhil, Vitinho; Brownhill, Cullen, Berge; Tresor, Foster, Odobert
Chelsea (4-3-3): Sanchez; Cucurella, Disasi, Silva, Colwill; Gallagher, Caicedo, Fernandez; Palmer, Broja, Sterling