Sonte me fillim nga ora 20:30 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Chelseat dhe Crystal Palace, e vlefshme kjo për xhiron e 19 të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Chelsea u mposht 2:1 nga Wolverhampton, kurse Crystal Palace barazoi 1:1 me Brightonin, raporton KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Chelsea do të ketë mungesa të shumta si Chalobah, Chilwell, Chukwuemeka, Cucurella, Fernandez, Fofana, James, Palmer, Sanchez dhe Sterling, kurse te Crystal Palace nuk do të paraqiten Doucoure, Edouard, Holding, Johnstone, Rak-Sakyi dhe Ward.
Ndërkaq, sulmin e Chelsea pritet ta udhëheq sot ylli shqiptar, Armando Broja.
Crystal Palace (4-3-3): Henderson; Clyne, Andersen, Guehi, Mitchell; Lerma, Richards, Eze; Olise, Mateta, Ayew