Mijëra britanikë janë në radhë në qendër të Londrës sonte për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II, duke e ditur se mund t'u duhet të presin me orë të tëra.
Disa prej tyre kanë fjetur në trotuar gjatë natës, duke u përballur me shiun, për të siguruar vendin e tyre në vijën që shtrihej nga Westminster Hall deri në 15 kilometra, raportojnë agjencitë.
Zyrtarët e qeverisë nuk mund të specifikojnë se sa njerëz janë duke pritur në radhë, por besohet se deri në orën 16:00 ishin 750 mijë.
Kryepeshkopi i Jorkut, Stephen Cottrell, duke iu drejtuar atyre që prisnin, tha se ata po festonin dy tradita të mëdha britanike - "dashurinë për Mbretëreshën dhe dashurinë për radhët".
“Ajo na dha 70 vjet të jetës së saj”, tha Jacquie D'Arcy, një 63-vjeçare banore e Essex-it, e cila ka pritur në radhë që nga mbrëmë.
“Është e rëndësishme të bëj homazhe për mbretëreshën e ndjerë. Dhe prindërit e mi e duan familjen mbretërore dhe nuk mund të jenë atje. Pra është e dyfishtë, kam ardhur për nënën dhe babanë tim, por edhe për veten time”, tha D’Arcy.
“Ajo na dha 70 vjet të jetës së saj. Jam i sigurt se mund të jap 24 orë nga jeta ime për ta respektuar atë”, tha ai.
Ceremonia në Londër do të zgjasë gjithsej pesë ditë dhe përfundon në ditën e funeralit të Mbretëreshës.
Ata që i bashkohen radhës u jepet një rrip dore me ngjyrë me një numër që i lejon ata të largohen nga radha për të shkuar në tualet ose për të marrë ushqim e pije.
Janë gjithashtu një mijë vullnetarë dhe policë, dhe është përgatitur ndihma mjekësore për ata që do të duhet të presin shumë.