Britania do të dëbojë atasheun rus të sigurisë pas akuzave për spiunim
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Britania e Madhe do të dëbojë atasheun e sigurisë në ambasadën ruse, pasi e akuzon për spiunazh, dhe kjo është një nga masat kundër veprimtarisë së kundërzbulimit ruse që njoftoi sot qeveria në Londër. Sekretari i Brendshëm James Cleverley tha se masat kishin për qëllim "aktivitete të papërgjegjshme dhe të rrezikshme nga qeveria ruse në të gjithë Evropën". Atasheu rus i sigurisë, i cili do të dëbohet, thuhet se është një "oficer jozyrtar i inteligjencës ushtarake". Downing Street do të revokojë gjithashtu statusin diplomatik të disa objekteve në pronësi ruse që besohet se përdoren për mbledhjen e inteligjencës.

Kufizime të reja do të vendosen edhe për dhënien e vizave diplomatike për shtetasit rusë dhe për mbërritjet e tyre në Britani. “Në ditët në vijim, duhet të presim akuza për rusofobinë, teori konspirative dhe histeri nga qeveria ruse. Kjo nuk është asgjë e re, dhe populli dhe qeveria e Britanisë së Madhe nuk po bien pas kësaj." Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, është përgjigjur duke thënë se vendi i saj do të përgjigjet siç duhet, por nuk ka sqaruar se si.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
226
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024