Brigitte Macron ka zbuluar se ka pritur 10 vjet për t'u martuar me presidentin francez Emmanuel Macron, në mënyrë që ajo "të mos shkatërronte jetën e fëmijëve të saj", të cilët ishin rreth moshës së tij.
Zonja e parë franceze (70) ka dhënë një vështrim të rrallë të marrëdhënies së saj me burrin e saj (45) në një intervistë për revistën e gazetës Paris Match.
Çifti filloi të takohej kur ajo ishte 40-vjeç dhe ai 15. Ajo ishte mësuesja e tij e dramës në shkollën në Amiens, një qytet në Francën veriore, dhe vajza e saj ishte shoqja e tij e klasës. Edhe pse prindërit e dërguan në Paris kur lidhja e tyre doli në dritë, ai ishte ende i vendosur të qëndronte së bashku.
"I thashë vetes se ai do të dashurohej me dikë të moshës së tij. Kjo nuk ndodhi. Nuk e di se si do të reagonin prindërit e mi, të cilët ishin model besnikërie dhe edukimi të mirë ndaj martesës sonë", tha Zonja e parë franceze.
Më pas ajo u martua me Emmanuel Macron në vitin 2007, 10 vjet para se ai të bëhej presidenti francez.