Brestovci: Shqetësuese, qytetarët hedhin mbeturinat përreth kontejnerëve
Lexohet për: 2 min.
berllogi
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Përkundër që Kryeqyteti është furnizuar me 1 mijë 400 kontejnerë të rinj, problemi me mbeturina po vazhdon ende në Prishtinë. Si rrjedhojë e këtij problemi, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë, është detyruar të kontraktoj edhe një operator ekonomik privat, e cila po ashtu si Ndërmarrja Publike “Pastrimi” do të bëjë bartjen e mbeturinave që nga java e ardhshme.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci derisa shprehet i brengosur se si qytetarët po i hedhin mbeturinat mbi kapakë dhe përreth kontejnerëve,  thotë se është qytetarët nuk po vetëdijesohen që t’i hedhin mbeturinat në shportë.  

Brestovci është shprehur se problematikë shtesë me mbeturina janë edhe mbetjet vëllimore. Ai thekson se si DSHP dëshirojnë që Prishtinën ta ndajnë në gjashtë zona, dhe në një ditë të javës në një zonë të caktuar të vendosen 10 deri 15 kontejnerë nga 7 metër kub të mëdhenj.

"Nuk e kam menduar që nëse kemi me i vendos këto kontejnerët e rinj, për të cilët kam insistuar për të qëndruar mbyllur me kapak,,, Në ditët e para kemi pasur një dukuri tepër negative ku nuk e kanë marrë mundin shumë prej qytetarëve me e hap kapakun e kontejnerëve dhe me e hedh mbeturinën aty ku duhet, por kanë filluar me i hedh mbi kapakët dhe pas një kohe kanë filluar me i hedh edhe pranë kontejnerëve, por jo në kontejnerë”, thotë Brestovci.

Drejtori i Shërbimeve Publike, ka prezantuar për KosovaPress edhe projektin “ Parko dhe Udhëto”, projekt i cili do të jenë katër parkingje në hyrje të Prishtinës, në zonën Obiliq, nga ana e Podujevës, Fushë Kosovës dhe Veternikut, ku qytetarët mund të parkojnë veturat e tyre, dhe me një biletë ditore  vetëm 80 cent mund ta lë veturën dhe  të udhëtojë me Trafikun Urban.

Ndërsa, në muajin e ardhshëm, DShP, synon që të gjitha shërbimet e saj t’i paraqes në lagjen “Tophane” për t’u treguar qytetarëve se si do të duken në vazhdimësi lagjet e tjera njëra pas tjetrës./A . Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024