Brazili në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale
Lexohet për: 2 min.
brazil
2 vite më parë
Linku u kopjua

Brazilianët do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën në atë që pritet të jetë gara përfundimtare midis ish-presidentit të majtë Luiz Inácio Lula da Silva dhe presidentit aktual Jair Bolsonaro, një populist i ekstremit të djathtë që pretendon se zgjedhjet po manipulohen në favor të kundërshtarit të tij.

Udhëheqësi i së majtës, ish-presidenti Luíz Inácio Lula da Silva dhe presidenti aktual i Brazilit Jair Bolsonaro, udhëheqësi më i njohur i ekstremit të djathtë në Amerikën Latine, përballen në kutitë e votimit këtë të dielë në zgjedhjet më të polarizuara në historinë e Brazilit.

Lula, i cili ka qeverisur dy herë Brazilin, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve, por nuk arriti numrin minimal të votave për t’u zgjedhur. Sondazhet tregojnë se aktualisht ai udhëheq garën, që shumë e cilësojnë kritike për të ardhmen e Brazilit. “Këto zgjedhje nuk përfaqësojnë një garë mes një dy burrave, mes dy grave, apo dy partive, këto zgjedhje përfaqësojnë luftën e demokracisë kundër barbarizmit”, thotë ai.

Por Bolsonaro doli mirë në raundin e parë të zgjedhjeve dhe analistët thonë se ai ende shanse për të fituar. “Për dy vjet kam folur për Zotin, atdheun, familjen dhe lirinë. Sot, populli është zgjuar dhe kupton rëndësinë e lirisë për të cilën kam folur”, thotë zoti Bolsonaro.

Besimi, aborti dhe orientimi seksual janë disa prej çështjeve që kanë mbizotëruar debatet në javët e fundit, duke ndarë edhe më shumë dy palët. Zoti Bolsonaro ka akuzuar zyrtarët e zgjedhjeve se po mbështesin fushatën e kandidatit Lula, duke thënë se njënashmëria e tyre, njollos procesin. Rezultatet pritet të dalin të dielën në mbrëmje./VOA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024