Brazil, tubime të mëdha pro demokracisë për të dënuar rebelët
Lexohet për: 1 min.
Brazil
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dhjetëra mijëra njerëz në Brazil kanë mbajtur mitingje pro demokracisë, në kundërpërgjigje ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.

Në qytetin më të madh të vendit, São Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg, shkruan BBC.

Rreth 1500 persona janë arrestuar gjatë trazirave të së dielës në kryeqytetin Brasilia.

Ato erdhën një javë pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u betua pas zgjedhjeve të tetorit që ndanë Brazilin.

Të hënën në mbrëmje, lideri i ri 77-vjeçar - i njohur gjerësisht si Lula - vizitoi ndërtesat e dëmtuara të Kongresit, pallatit presidencial dhe Gjykatës së Lartë së bashku me guvernatorët e vendit, duke dënuar "aktet terroriste" dhe duke u zotuar të ndëshkojë autorët.

Bolsonaro, 67 vjeç, nuk e ka pranuar humbjen dhe fluturoi në SHBA përpara dorëzimit më 1 janar. Të hënën, ai u shtrua në spital në Florida me dhimbje barku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024