BQK u bën thirrje qytetarëve të pranojnë para përmes llogarisë bankare në euro
Lexohet për: 2 min.
BQK
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) përmes komunikimit elektronik (SMS) u bën thirrje qytetarëve të vendit që të pranojnë para përmes llogarisë bankare në euro. BQK njofton po ashtu se qytetarët mund të kursejnë dhe këmbejnë para në cilën do valutë.

“Qytetarë të nderuar, pranoni para përmes llogarise bankare në euro. Kurseni dhe këmbeni në cilëndo valutë. Hapni llogari me shërbime bazike, pa tarifë të hapjes dhe të mirëmbajtjes”, thuhet në sms dërguar qytetarëve në vend.

https://bqk-kos.org/bqk-leshon-ne-funksion-linjen-per-qytetare-pa-pagese-0800-222-55/?fbclid=IwAR30ThodVjcn8gCHtyeO3MBuo-b-ULeV73hdKejlQoc2LaUWqQYaHIRsqrk

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në kuadër të veprimeve të saj për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara, kishte njoftuar lidhur me Planin me veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare.

BQK në planin 10 pikësh parasheh të kontribuon veçanërisht tek qytetarët me qasje të kufizuar në financa dhe shërbime financiare dhe mundëson rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, si angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane.

https://admin.kosovapress.com/plani-10-pikesh-i-bqk-se-per-dinarin-qe-duhet-te-realizohet-brenda-tre-muajsh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025