BQK publikon raportin e FMN-së për transparencën bankare
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
BQK publikon raportin e FMN-së për transparencën bankare
FMN
04/05/2026 - 19:09
Linku u kopjua

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar Raportin e Rishikimit të Kodit të Transparencës së Bankave Qendrore (CBT) të FMN-së, i përgatitur pas kërkesës së BQK-së për asistencë teknike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Sipas njoftimit të BQK-së, ky rishikim është pjesë e kornizës globale të FMN-së për vlerësimin e praktikave të transparencës së bankave qendrore, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Publikimi i këtij raporti shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e përkushtimit afatgjatë të BQK-së ndaj transparencës, llogaridhënies dhe komunikimit efektiv me publikun”, thuhet në njoftim.

Si pjesë e procesit të rishikimit, BQK ka kryer një vetëvlerësim gjithëpërfshirës duke përdorur pyetësorin CBT të FMN-së, pas trajnimeve të brendshme dhe sesioneve për ngritjen e kapaciteteve të ofruara nga FMN.

“Në qershor 2025, një mision i FMN-së vizitoi BQK-në për të zhvilluar fazën e radhës të vlerësimit. Gjatë misionit, ekspertët e FMN-së u takuan me drejtuesit dhe personelin e BQK-së, shqyrtuan materialet ligjore, operacionale dhe të komunikimit, si dhe zhvilluan konsultime me një gamë të gjerë të palëve të jashtme për të mbledhur komente mbi praktikat e transparencës së BQK-së”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas njoftimit, raporti i rishikimit të FMN-së njeh progresin e rëndësishëm të bërë nga BQK-ja në vitet e fundit. Ndër arritjet kryesore të theksuara përfshihen modernizimi i faqes së internetit të BQK-së, zgjerimi i komunikimit shumëgjuhësh, rritja e publikimit të informacionit financiar dhe mbikëqyrës, si dhe angazhimi më i madh me publikun për çështjet që lidhen me stabilitetin financiar.

Sipas BQK-së, vlerësimi konkludon se praktikat e transparencës së BQK-së janë në përgjithësi në përputhje me CBT-në, me disa fusha që tashmë përmbushin standarde të avancuara ndërkombëtare. Raporti konstaton se BQK-ja ka ndërtuar një kornizë të qëndrueshme dhe në përmirësim të vazhdueshëm të transparencës në fushat e qeverisjes, politikave, operacioneve dhe rezultateve, në përputhje me praktikat bazë dhe të zgjeruara të CBT-së.

“Në përgjithësi, rishikimi konstaton se, ndërsa BQK-ja tashmë përmbush shumë standarde themelore të transparencës, ajo është e pozicionuar mirë për të përparuar drejt një niveli më të lartë të transparencës përmes përmirësimeve të synuara”, thuhet në njoftim.

Po ashttu në njoftim thuhet se BQK mirëpret gjetjet dhe rekomandimet e FMN-së dhe ka përgatitur një plan veprimi për t’i integruar ato në reformat në vijim, në kuadër të Planit Strategjik të BQK-së 2024-2028. Banka mbetet plotësisht e përkushtuar në forcimin e transparencës, përmirësimin e komunikimit me qytetarët dhe sektorin financiar, promovimin e edukimit financiar dhe mbështetjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe të mirëinformuar.

Rapori i FMN:


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026