Boyana Kaleyn fiton medaljen e artë, Brezalieva të argjendtën në World Challenge Cup
Boryana Kaleyn fitoi medaljen e artë në rutinën e saj me top, kurse Eva Brezalieva fitoi medaljen e argjendtë në rutinën me rrathë në finalet teke të Kupës Botërore të Sfidës së Gjimnastikës Ritmike në Cluj-Napoca, të dielën në Rumani.
Performanca mbresëlënëse e Kaleyn i solli asaj 35.000 pikë. Bullgarja tjetër, Brezalieva, gaboi dhe mbeti e teta me 29.300 pikë.
Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën italianet: Milena Baldasari dhe Sofia Raffaelli, me përkatësisht 32.050 dhe 31.500 pikë.
Loja e Brezalievës i dha asaj medaljen e argjendtë me 33.450 pikë, kurse medaljen e artë e ka Sofia Raffaelli me 35.800 pikë dhe e treta Margarita Kolosov nga Gjermania me 32.950 pikë.
Kjo fitore i çon katër medalje Bullgarisë deri tani.
Në fund të ditës janë planifikua të luhen finalet me shkopinj dhe fjongo për Kaleyn dhe Brezalievën, si dhe për ansamblet me rutinë me pesë rrathë dhe dy topa/tre shirita, ku kryeson edhe Bullgaria./BTA-KosovaPress