Lajme të reja mbi gjendjen shëndetësore të Boves
Sport
Lexohet për: 1 min.
Bove
1 javë më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove mbetet në kujdesin intensiv për t'iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme mjekësore. Mesfushori i Fiorentinës, Bove, mbetet në kujdesin intensiv në spitalin lokal Careggi në Firence.

Burime të shumta në Itali, duke përfshirë “Gazzetta” dhe “Corriere dello Sport”, thonë se Bove do t'i nënshtrohet më shumë testeve të zemrës në orët e ardhshme.

Bove ka qenë 'zgjuar, vigjilent dhe i orientuar' që nga e hëna, një ditë pas rrëzimit të tij të papritur në fushë gjatë një ndeshje të Serie A midis Fiorentinës dhe Interit në “Stadio Franchi”. Bove u rrëzua në minutën e 17-të dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Careggi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024