Qendërmbrojtësi holandez Sven Botman ka shpjeguar vendimin e tij për të nënshkruar me Newcastle United dhe jo me gjigantin italian, AC Milan.
Newcastle e konfirmoi të hënën se ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me 22-vjeçarin nga Lille, me njoftimin që vjen së bashku me një foto të mbrojtësit duke mbajtur fanellën e klubit anglez në “St. James' Park”.
Edhe pse qendërmbrojtësi ka qenë një objektiv i Newcastle që nga marrja e tyre në pronësi nga sheikët arab vitin e kaluar, gjërat mund të kishin qenë shumë ndryshe, pasi kampioni i Serie A, Milani, ishte afër nënshkrimit të tij përpara se bisedimet të ndaleshin.
I pyetur për vendimin e tij për të zgjedhur përfundimisht Newcastle, Botman tha:
Botman u pyet gjithashtu për tarifën e madhe që Newcastle do të paguajnë për të, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë për një mbrojtës nga një klub jashtë të ashtuquajturës Top 6.
“Kjo është se si është zhvilluar bota e futbollit dhe si funksionon tregu i transferimeve për momentin”, tha Botman.