Bossi i UEFA-s flet për VAR-in: As unë nuk e kuptoj më se çfarë po ndodh
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bossi i UEFA-s flet për VAR-in: As unë nuk e kuptoj më se çfarë po ndodh
New Project - 2026-04-27T092526.498
27/04/2026 - 12:30
Linku u kopjua

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj sistemit VAR dhe paqartësive që ai po krijon në futbollin modern.

Gjatë konferencës "The Forum" në Madrid, kreu i futbollit evropian pranoi se interpretimet e ndryshme të rregullave, sidomos ato për prekjen e topit me dorë, kanë krijuar një konfuzion total si te tifozët, ashtu edhe te drejtuesit.

“As unë nuk e kuptoj më vetë,” deklaroi slloveni, duke shtuar me ironi: “Askush nuk e kupton. Është penallti apo jo? Është e qëllimshme apo jo? Si supozohet ta dini këtë – në fund të fundit, nuk jeni psikiatër!”

Ceferin u ndal veçanërisht te vonesat e gjata që shkaktohen në kampionate si La Liga dhe Premier League, ku ndeshjet ndërpriten deri në 15 minuta për një rishikim. Ai theksoi se teknologjia duhet të ndërhyjë vetëm në raste të gabimeve të qarta dhe të dukshme, duke insistuar që fjala e fundit t’i mbetet gjithmonë arbitrit në fushë. “VAR duhet të ndërhyjë vetëm në raste të gabimeve të qarta dhe evidente,” u shpreh 58-vjeçari, duke bërë thirrje për një zbatim më konsistent të rregullave të IFAB-it për të minimizuar kaosin aktual në fushën e lojës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026